Interi nuk e ndali ritmin sot dhe arriti të mundë Romën e Marsh Kumbullës me shifrat 1-3, por ky triumf dhe fakti që titulli është siguruar nuk i ka ndalur tensionet te zikaltërit.
Lautaro Martinez hyri në fushë në pjesën e parë në vend të Alexis Sanches, i cili u dëmtua. Paraqitja e argjentinasit nuk i pëlqeu aspak trajnerit Conte dhe vendosi ta zëvendësojë në minutën 70.
Gjatë uljes në stol Lautaro ishte shumë i acaruar dhe goditi shishet që i dolën para. Ky gjest është vënë re nga Conte, i cili ka reaguar menjëherë. Sky Sport ka arritur të zbardhë fjalët e tij.
https://twitter.com/nerazzurriamo2/status/1392583177911382016
“Trego respekt, me kë e ke? Kurrë më këto reagime, fenomen“, mësohet t’i ketë thënë Conte sulmuesit, i cili vazhdonte të shfrynte, derisa shokët e ekipit e qetësuan. /abcnews.al