VIDEO/ Hutoi kundërshtarin me vallëzimin e tij, portieri hero që i dha Australisë kualifikimin në “Katar 2022”

schedule09:55 - 14 Qershor, 2022

schedule 09:55 - 14 Qershor, 2022

Australia arriti të merrte biletën e parafundit të “Katar 2022”, teksa në ndeshjen “Play-Off” mposhti Perunë.

Një ndeshje e luftuar rezultoi mes dy skuadrave të cilat nuk mundën të gjenin golin në 90 minutat e kohës së rregullt, por as në 30’ e shtesës.

Në këtë mënyrë lojtarët iu drejtuan gjuajtjes së penalltive, aty ku heroi i ndeshjes padiskutim rezultoi të ishte portieri austriak, i cili u aktivizua në minutën 120 vetëm për 11-metërshat.

Quhet Andrew Redmayne, priti dy penallti dhe kualifikoi Australinë në Botëror. Vallëzimi i tij para se kundërshtarët të godisnin penalltitë ishte një çmenduri, e cila rezultoi efikase pasi ishte një mënyrë e gjetur për të hutuar lojtarët dhe për të pritur topin.

Edhe festa, me një britmë të gjatë, duke pritur shokëve skuadrës që ta përqafonin, është disi e pazakontë dhe videon që ka bërë xhiron e rrjetit, pasi ka marrë dhe shumë “like” në rrjetet sociale.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!