Rafael Nadal është eliminuar në çerekfinalet e ATP Masters 1000 Rome, pasi u mund 2-0 (6-2; 7-5) nga argjentinasi Diego Scheartzman. Tenisti spanjoll gjithsesi nuk ngurroi të dhuronte spektakël.
Këtë herë duke xhongluar topin e tenisit në mënyrë fantastike. Nadal kështu tregon cilësitë e tij edhe në futboll, ndërkohë që në media të ndryshme bëjnë edhe krahasime.
https://streamable.com/60b18g
Madje me një legjendë si Diego Armando Maradona, i cili shfaqet duke xhongluar me top futbolli dhe me top tenisi. Sigurisht prej argjentinasit nuk habitet askush. /abcnews.al

