VIDEO/ Humbja ndaj Spezias, ultrasit zikaltër “ndëshkojnë” lojtarët e Interit

schedule08:11 - 12 Mars, 2023

schedule 08:11 - 12 Mars, 2023

Humbja e pabesueshme ndaj Spezias komplikon garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe mbi të gjitha shkaktoi një reagim të ashpër të tifozëve ultras të Interit.

Në fund të ndeshjes, disa lojtarë zikaltër, si Dimarco, Lukaku, Calhanoglu, Handanovic dhe Onana, dolën në reshtin e parë pranë kurbës interiste për të kërkuar falje dhe për një ballafaqim të shpejtë me ta, por lojtarët nuk u pritën mirë nga tifozët e irrituar.

Calhanoglu u bë gati të hidhte fanellën e tij drejt tyre, por u refuzua dhe ata filluan të qëortonin ekipin duke i thënë ndër të tjera se duhet të bashkëpunojnë, përveç ofendimeve dhe inatit të nxjerrë ndaj lojtarëve.

Ultrasit e Interit ishin tepër të zhgënjyer nga performanca e lojtarëve të tyre dhe të shqetësuar në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/16 të Champions League kundër Portos të martën.

Ky është një skenar që shqetëson tifozët zikaltër, të cilët asnjëherë nuk kanë dështuar të japin mbështetjen e tyrem por janë të lodhur nga kjo mungesë vazhdimësie që rrezikon të kushtojë një çmim shumë të lartë./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)