Mbrëmjen e djeshme u zhvillua super përballja mes Jon Blachewicz dhe Israel Adesanya, në kuadër të UFC 259. Fitues doli polaku Jon, i cili i shkaktoi humbjen e parë në karrierë Israelit.
Kjo ishte fitorja e 28-të për Blachewicz në UFC dhe tashmë ai mori titullin “Middleweight”, teksa mbante brezin e kampionit të “Middle Heavyweight” dhe tani unifikon dy titujt. Gjithçka u vendos në pesë raunde, ku sigurisht dominues ishte padyshim kampioni i ri.
Jan Blachowicz UPSETS Israel Adesanya and hands him his first career loss ?#UFC259
(via @ufc)pic.twitter.com/YOPdKWnc7n
— Bleacher Report (@BleacherReport) March 7, 2021
Ndeshja mbaroi me një veprim spektakolar të Jon, i cili e kishte kapur në një pozicion shumë të mirë në tokë kundërshtarin e tij. Kujtojmë që Adesanya nuk kishte humbur asnjë ndeshje në UFC që nga viti 2012, kur nisi dhe karriera e tij në ring. /abcnews.al

