VIDEO/ “Humbet” bastin, tifozi zviceran bën tatuazh Xherdan Shaqirin

schedule16:56 - 28 Qershor, 2021

schedule 16:56 - 28 Qershor, 2021

Basti është bast dhe një 21-vjeçar zviceran është detyruar të bëjë Xherdan Shaqirin tatuazh në kofshë.

Denny Kenel është një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe në trupin e tij ka edhe një tatuazh të Lionel Messit, yllit argjentinas.

Basti? Kenel e ndau mendjen, duke premtuar që nëse lojtari me origjinë shqiptare do të shënonte ndaj Turqisë, ai do e bënte tatuazh.

https://streamable.com/hgl8k4

29-vjeçari i Liverpool i shënoi dy herë Turqisë, Zvicra fitoi 3-1 dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Euro 2020.

Një veprim që ka gëzuar lojtarin nga Gjilani, i cili shpreson të ndëshkojë edhe Francën në sfidën e mbrëmjes së sotme (21:00). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!