Talenti i Brazilit, Gabriel Martinelli, luajti titullar në takimin mes Brazil U23 dhe USA U23. Sulmuesi pati një shans të artë për të shënuar në minutën e 36-të, por me portën thuajse të boshatisur, e çon topin jashtë.
Për më tepër, ylli i Arsenalit përplaset dhe me shtyllën e majtë të portës, duke u dëmtuar rëndë në pjesën e mushkërive. Martinelli mund të ishte dëmtuar dhe më shumë në rast se do të përplasej me fytyrë, por arriti të mbrohej me duar.
Sulmuesi ka marrë elozhe të shumta për paraqitjet e tij me Arsenalin dhe Brazilin, madje dhe nga trajneri më i mirë në botë, Jurgen Klopp, i cili e ka konsideruar si talentin më të mirë të shekullit./abcnews.al