Një qen ka terrorizuar të gjithë banorët në Meksikë, pasi është parë duke vrapuar në rrugë me një kokë njeriu të prerë. Qeni mendohet se e mori pjesën e gjymtuar pas një krimi makabër në Zacatecas, në veri të vendit, sipas Daily Mail.
Zyrtarët thanë se koka e copëtuar ishte lënë në një kabinë të mërkurën vonë, me një shënim që paralajmëronte se “Koka tjetër do të jetë e jotja”.
Mesazhi ishte shkruar nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, një nga kartelet më të frikshëm në botë, i kryesuar nga El Mencho, personi më i kërkuar në Meksikë.
Përpara se policia të ishte në gjendje të përcaktonte skenën e krimit dhe të hetonte vrasjen, qeni endacak u largua me kokën e kufomës.
/abcnews.al