VIDEO / Historike: Lokomotiva në Champions, Uzuni e Kastrati lënë shenjë

schedule23:13 - 25 Korrik, 2020

schedule 23:13 - 25 Korrik, 2020

Lokomotiva Zagreb shkruan historinë! Për herë të parë, klubi kroat do të mund të luajë në Champions League dhe kualifikimi në grupe është ëndrra e madhe. Gjithçka u vendos në javën e fundit, me skuadrën e Uzunit&Co. që mposhtën 1-2 Osijek.

Vendasit ishin favoritë, por futbolli ndaj është i bukur. Lokomotiva shënoi e para me Jakic, një gol në të cilin lanë gjurmë Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni. Ky i fundit kërkoi portën pas pasimit të dardanit, por portieri e devijoi dhe më pas sulmuesi Jakic e çoi në rrjetë.

Festa zgjati vetëm katër minuta, pasi Maric e ndëshkoi Lokomotivën. Osijek nisi të sulmonte për ta përmbysur ndeshjen, por pa sukses. Barazimi nuk i bënte punë asnjërit ekip. Dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Osijek e pësoi nga prej lojtarëve të vet.

Në shtesë Uzuni shënoi, por VAR e anuloi golin dhe beratasi u ndëshkua me karton të verdhë. Lokomotiva Zagreb u mbajt në minutat shtesë dhe ia doli ta ruante epërsinë. Fitore 1-2 dhe tashmë Mersinaj, Çokaj dhe Tuci bëhen gati për Champions League, njëjtë si Uzuni dhe Kastrati, që do të luajnë me ekipe të tjera sezonin e ardhshëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!