Duket si histori e një filmi amerikan, por ajo që ka ndodhur në Florida ditën e martë është një histori reale.
Një pasagjer pa asnjë përvojë fluturimi ka arritur të ulë në pistën e një aeroporti në Florida një avion privat, pasi piloti nuk ishte në gjendje ta bënte për shkak të probleme shëndetësore.
Operatorët e kullës së kontrollit janë habitur kur kanë dëgjuar në radio, teksa pasagjeri po thoshte se nuk e ka idenë se si mund të ulë një avion, dike theksuar se piloti ishte jashtë “funksioni”.
Megjithatë ajo që u duk si e pamundur në fillim pati një fund të lumtur, pasi pasagjeri me ndihëm dhe udhëzimet e operatorëve të kullës së kontrollit arriti të ulë avionin.
/Abcnews.al/