VIDEO/ Hije skandali, Policia blindon “Bllokun” për Dritan Dajtin

schedule14:06 - 10 Janar, 2020

schedule 14:06 - 10 Janar, 2020

Gazeta Tema ka publikuar sot pamje të të burgosurit Dritan Dajti i cili ka lënë qelinë dhe shoqërohet nga Policia e Shtetit në zonën e Bllokut në Tiranë.

Policia ka blinduar zonën e Bllok në kryeqytet, pasi shoqëroi të burgosurin Dritan Dajti që të kryejë shërbimet dentare. Më poshtë në video pasqyrohet momenti i shoqërimit të Dritan Dajtit te dentisti në Bllok në masa të rrepta sigurie. Burgjet kanë dentist, por Dajti ka zgjedhur për të kryer shërbimet jashtë ambienteve të vuajtjes së dënimit.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009. Por një tjetër trupë gjyqësore vendosi para 1 viti ti heqë dënimin me burgim të perjetshëm dhe ta dënojë me 25 vite burg.