Realdo Fili ka shënuar në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Botosani në kampionat. Sulmuesi fierak kishte luajtur më parë si zëvendësues, por këtë herë stafi teknik i ka besuar formacionin.
Fili arriti të shënonte madje kundër skuadrës kampione të Rumanisë. CFR Cluj po udhëhiqte me rezultatin 1-0, kur sulmuesi me një goditje të fortë i ndëshkoi në minutën e 26-të.
Gjithsesi Cluj reagoi në pjesën e dytë dhe shënoi në portën e Botosani golin e epërsisë, duke ia prishur festën Filit. /abcnews.al