Nuk mund të kishte nisje më të mirë të fazës gjysmëfinale, me “Bergamaskët” e Atalanta, që kanë arritur të marrin të parët avantazhin, në “ferrin” francez, të “Stade Velodrome”, në sfidën e parë gjysmfinale, të UEFA Europa League, përballë “Të Kaltërve”, të Olympique Marseille.
Një aksion perfekt është finalizuar më së miri nga “bomberi” italian, Ginaluca Scamacca, i cili dërgon në mënyrë perfekte një pasim të Koopmeiners, në rrjetën e Lopez, duke i dhuruar kështu avantazhin, skuadrës ku ndodhet edhe kapiteni ynë, Berat Gjimshiti. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al