VIDEO/ Havertz e Rice për kreun, Arsenal kalon me vështirësi “Bletët” e Brentford

schedule20:36 - 9 Mars, 2024

schedule 20:36 - 9 Mars, 2024

“Topçinjtë” e Arsenal nuk kanë të ndalur në kampionat, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune kanë triumfuar, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1 ndaj “Bletëve” të Brentford, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi, e cila e ngjit në krye të renditjes në Premier League, të paktën për disa orë në pritje të supersfidës Liverpool-Manchester City.

Në “Emirates Stadium” vendasit dominuan ndjeshëm, por vuajtën jo pak për të marrë tri pikët, me golin e fitores që u shënua vetëm në minutat e fundit të takimit. Ishte Declan Rice ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19′-të, ndërsa Brentford barazoi në shtesën e pjesës së parë me anë të Wissa e kur dukej se gjithçka ishte mbërthyer në barazim, ishte gjermani Kai Havertz ai që shënoi golin e dytë për “topçinjtë”, duke i dhënë fitoren.

Falë këtij triumfi, Arsenal ngjitet në krye të tabelës me 64 pikë, një më shumë se Liverpool i vendit të dytë dhe dy më shumë se Manchester City, me këto dy të fundit që do të përballen në “Anfield Road” të dielën në orën 16:45, ndërsa skuadra e Brentford mbetet në vendin e 15-të me 26 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: