2-2 u mbyll pjesa e parë e Milan-Celtic, ndeshje për llogari të Europa League. Kuqezinjtë rikuperuan disavantazhin e dyfishtë, teksa në minutën e 50-të kanë kaluar në avantazh.
Eurogol i Jens Hauge, talentit norvegjez. 21-vjeçari u nis bukur nga e majta, dribloi kë i doli para dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur.
Hauge unreal solo goalpic.twitter.com/dlxkkUzeMV
— Karim (@Futball_Karim) December 3, 2020
Festë te kuqezinjtë, që i gëzohen kryeveprës së sulmuesit nordik, i cili kalon Milanin në avantazh dhe gjen golin e dytë në Europa League. /abcnews.al