VIDEO/ Hakmarrje, Balotelli tallet me trajnerin e Besiktas

schedule20:20 - 22 Shtator, 2021

schedule 20:20 - 22 Shtator, 2021

Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka bërë sërish bujë. Tashmë pjesë e Adana Demirspor, 31 vjeçari u tall me trajnerin e Besiktas, Sergen Yalcin pas një goli në Superligën Turke të martën.

Balotelli shënoi dhjetë minuta para përfundimit duke permbysur rezultatin në 2-3. Pas golit ai vrapoi drej Yalcin dhe i tregoi mend e kokës.

Arsyeja? Disa vjet më parë, Yalcin kishte thënë për italianin se “nuk kishte tru”.

Balo u përpoq të shënonte një gol në një ndeshje para-sezonale të Man City-t kindër La Glaxy në 2013, por i shkoi tmerrësisht keq, pasi topi nuk përfundoi në rrjetë. Trajneri i atëhershëm i “citizens”, Roberto Mancini ishte aq i shokuar sa menjëherë e nxorri atë nga loja.

Yalcin at kohë punonte si ekpsert televiziv dhe ishte i ashpër me sulmuesin: “Ai nuk ka tru! Nëse do të isha në vendin e Mancinit, do ta shkarkoja”. /abcnews.al/