Boksieri i talentuar shqiptar, Reshat Mati, ka vazhduar serinë e fitoreve me nokaut. Shqiptari i lindur në Amerikë, ka regjistruar fitoren e nëntë në karrierë teksa mposhti kenianin Dennis Okoth me nokaut teknik në raundin e gjashtë.
Krahas paraqitjes në ring, Mati, la mbresa edhe me ecjen e veçantë drejt ringut. 22-vjeçari zgjodhi një këngë të bandës amerikane “Backstreet Boys” dhe në fytyrë kishte vendosur një maskë të superheroit të librave komik, “Batman”.
I riu shqiptar gjithmonë kujtohet t’i kushtojë një dedikim heronjve të fëmijërisë së tij. Në të shkuarën ai ka përdorur veshje të superheronjve të tjerë si “Iron Man” dhe “Superman”.
Just when you thought you’d seen it all in 2020… ?♂️
Never change, @Reshatmati1? @DAZNBoxing pic.twitter.com/gZTm2CrfiW
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) December 18, 2020
“Hapa një sondazh në instagram, midis Spiderman dhe Batman, në fund fitoi Batman”, tha Mati në fund të ndeshjes.
Reshat Mati është boksier i kategorisë “ëelterëeight” (66.7 kilogram) dhe promovohet nga kompania Matchroom Boxing e gjiganti mediatik “DAZN”. Si amator, Mati ka fituar disa herë kampionatit e shtetit të Neë York, kampionat ky ndër më prestigjozët në ShBA. /abcnews.al