Spektakël në finalen e Superkupës së Gjermanisë mes Bayernit dhe Dortmundit. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me avantazhin 2-1 të kampionëve të Flick, ndërsa verdhezinjtë i kanë nisur shumë mirë 45 minutat e dyta.
Erling Haaland mori një asist nga Delaney në minutën e 55-të, marshoi drejt portës bavareze dhe nuk gaboi përballë Manuel Neuer.
Barazim 2-2 në stadiumin ” Fussball Arena München, aty ku takimi po luhet pa praninë e publikut. /abcnews.al