Turbina-Dinamo vijon të prodhojë polemika, për shkak se miqësorja që ishte programuar për të shtunën u ndërpre pas dhjetë minutash. Nga të dyja kampet ka akuza për lojë të rëndë.
Për të mos mjaftuar kjo, ka pasur edhe grushte të shkëmbyera. Klubi cërrikas ka publikuar edhe një sekuencë filmike të sherrit të ndodhur dhe aty shikohen Mario Bytycci dhe Albi Koldashi, që kapen mes tyre.
Nuk mungojnë grushtet, ndërkohë që Turbina veç videos së zbuluar përçon edhe një mesazh për Dinamon: “Dinamo Fair Play. Ju lutem mos dilni në deklarata dhe të flisni pa baza. Pamjet filmike, miqësorja Turbina-Dinamo”. /abcnews.al