VIDEO/ Gruaja gërvisht 400 makina me çelësat e saj

schedule15:56 - 22 Maj, 2023

schedule 15:56 - 22 Maj, 2023

Tregu i makinave, Journey Chrysler Dodge Jeep Ram në British Columbia, Kanada u përfshi në një incident të madh.

Policia Mbretërore Kanadeze njoftoi se po kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarës, e përshkruar si një grua midis 40 dhe 50 vjeçe me flokë bionde deri tek supet.

Motivi i të dyshuarës mbetet i paqartë për momentin, por në një video të publikuar nga RCMP, ajo shkon nga makina në makinë dhe i gërvisht me një çelës.

Edhe pse hetuesit po ndjekin pistat, ata kërkojnë ndihmën e publikut për identifikimin e gruas.

RCMP-ja ka publikuar edhe foto të mjetit me të cilin ajo drejtonte, për të cilin besohet se është Ford Escape e vitit 2008 deri në 2013. Për shkak të cilësisë së fotos, është e vështirë të përcaktohet se për cilin automjet bëhet fjalë./abcnews.al