Eroz Grezda është rikthyer të jetë protagonist në kampionatin kroat me skuadrën e tij Sibenik. Në ndeshjen e ditës së sotme që Sibenik po zhvillon ndaj Rijekës, sulmuesi kuqezi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në minutë e 35-të.
Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi një top të mbetur në zonë të cilin e finalizoi me sukses për t’i dhënë avantazhin momental skuadrës së tij.
Ky është goli i dytë në kampionat për Grezdën, i cili rikthehet kështu të gjej rrugën e rrjetës. Ndeshja mes Sibenik dhe Rijekës është e ndalur në barazim 2-2 pas 45 minutave të para.
/f.a/abcnews.al