Është mbyllur takimi mes Manchester United dhe West Ham, i vlefshëm për javën e 37-të në Premier League. Kjo sfidë, është mbyllur në barazim 1-1.
West Ham kaloi i pari në avantazh, me një penallti të shndërruar në gol nga Michail Antonio. Ishte Pogba që preku topin me dorë dhe Antonio u tregua i saktë në fundin e pjesës së parë.
Në të dytën, ishte Mason Greenwood ai që barazoi shifrat, duke shënuar një gol shumë të bukur me të majtën. Një talent i rrallë, që shënoi një gol tepër të rëndësishëm, gol që e ngjiti United në vend të tretë në kuotën e 63 pikëve./abcnews.al
Greenwood goal vs West Ham (1-1) #mufc
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) July 22, 2020