Pa fitore që prej 26 gushtit. Kjo është “pasqyra” e rezultateve, të spanjollëve të Granada, skuadër pjesë e së cilës është edhe “legjionari” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni dhe që mesditën e kësaj të shtune ka pësuar humbjen e radhës, në La Liga, këtë herë, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit, ndaj Celta Vigo.
Një gol, në minutën e 20’-të nga “bomberi” danez, Jorgen Strand Larsen ka mjaftuar për të mposhtur skuadrën e Uzunit, pavarësisht se në minutën e 80’-të të sfidës mbetën me 10 lojtarë, pas daljes së kapitenit të tyre, Iago Aspas.
Falë kësaj fitoreje, Celta Vigo ngjitet në vendin e 17 të renditjes, në kuotën e 13 pikëve, duke dalë momentalisht nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria, aty ku ndodhet Granada, që deri më tani ka grumbulluar vetëm 8 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: