VIDEO/ Goli më i bukur i vitit, Son rrëmben çmimin prestigjoz

schedule19:24 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 19:24 - 17 Dhjetor, 2020

Është dhënë mbrëmjen e sotme në ceremoninë FIFA the Best goli më i bukur për vitin 2020. Gara ishte shumë e ashpër dhe në fund çmimin “Puskas” arriti ta fitojë ylli i Tottenham, Heung Min Son.

Bëhet fjalë për atë gol të jashtëzakonshëm të shënuar nga koreani në një fitore në Premier League ndaj Burnley. Sulmuesi e merr sferën në gjysmëfushën e skuadrës së tij dhe më pas arrin të tundë rrjetën me një aksion personal, duke mësyrë me shpejtësi rrufe në zonë.

Pas marrjes së çmimit, Son kishte një koment në lidhje me këtë sukses. Ai shprehet se gjatë ndeshjes nuk e mendonte se kishte shënuar një gol të bukur.

“Desha të pasoja, por nuk gjeta asnjë pikë pasimi. Më pas u surprizova kur dola përballë me portierin. Kam bërë vrapim fantastik në këtë gol. Pasi e shënova nuk e mendoja se ishte gol kaq i bukur, por pas ndeshjes e kuptova se ishte një gol shumë i bukur”, u shpreh Son. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!