VIDEO/ Goli me asistin më qesharak, anonimi japonez bëhet “hit”

schedule12:37 - 6 Mars, 2021

schedule 12:37 - 6 Mars, 2021

Shunsuke Kanazawa, një i panjohur në vendin tonë dhe pothuasje kudo, është bërë protagonist në Japoni me një gol të shënuar së fundmi me ndihmën e portierit kundërshtar.

Kanazawa bëri presing te portieri rival, Hidetoshi Nakamura, i cili tentoi të bënte një finte. Zgjedhje shumë e gabuar e tij, pasi topi i përplaset në këmbë dhe sulmuesi rival përfiton.

Sparkatë dhe topi që devijohet në rrjetë. 1-0 dhe tashmë ky gol është bërë hit në rrjetet sociale. /abcnews.al