Është mbyllur takimi i parë gjysmëfinal mes Milanit dhe Juventusit, me kuqezinjtë e Piolit që nuk kanë arritur të triumfojnë në fushën e tyre. Një gol nga Ante Rebic në minutën e 60-të nuk ka mjaftuar që Milani të fitojë, pasi në sekondat e fundit, Ronaldo shënoi me penallti.
Ndeshja mes dy ekipeve legjendare italiane në San Siro, ishte shumë e luftuar, me faulle të ashpra në mesfushë dhe me një numër të madh kartonësh.
Theo Hernandez është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 71-të, duke ia vështirësuar ndeshjen Milanit. Juventusi arriti të barazojë në sekondat e fundit, me penalltinë e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez gjuajti me roveshatë, topi u ndalua në dorën e Calabria dhe penallti për Juven. Portugezi tregohet i saktë dhe takimi mbyllet 1-1./abcnews.al