VIDEO | Goli i parë me fanellën e Juves, De Ligt zhbllokon derbin

schedule22:14 - 2 Nëntor, 2019

schedule 22:14 - 2 Nëntor, 2019

Mathijs De Ligt ka gjetur golin e parë me fanellën e Juventusit. Mbrojtësi holandez u transferua nga Ajaxi këtë verë dhe shumicën e takimeve, i ka luajtur titullar. Edhe në takimin e sotëm, derbin kundër Torinos, De Ligt e nisi titullar, madje u bë protagonist në dy episode.

Fillimisht, mbrojtësi preku një top me dorë në zonën e tij, por gjyqtari nuk akordoi penallti. Kjo gjë shkaktoi shumë polemika në rrjetë. Por në minutën e 70-të, holandezi arrin të gjejë rrjetën, duke shënuar një gol shumë të bukur nga zhvillimet e një goditje këndi. Ky ishte goli i parë i De Ligt me fanellën e “Zonjës së Vjetër”./abcnews.al

Serie A, java 11

Torino – Juventus  0-1
De Ligt 70′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!