Douglas Costa është rikthyer në Brazil te Gremio dhe sot ka shënuar golin e parë pas rikthimit te klubi brazilian.
Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Juventusit ka qenë spektakolar, duke “shpikur” një gol nga distanca.
Me shiritin e kapitenit në krah ai ka marrë guximin të gjuajë nga distanca dhe ta çojë topin aty ku portierit i duheshin shkallë për ta ndalur.
Keqardhje që për Gremio nuk kishte vlerë ai gol, pasi Sport Refice kishte shënuar dy gola më parë dhe fitoi me rezultatin 2-1. / abcnews.al