“Tulipanët” holandezë të Feyenoord duket të jenë vërtetë në super formë mbrëmjen e kësaj të marte, teksa kanë arritur të gjejnë dhe golin e tretë ndaj “shqiponjave” të Lazio, duke i dhënë përfundimisht fund sfidës.
Një aksion model është finalizuar sërish nga “bomberi” meksikan, Santiago Gimenez, me këtë të fundit, që përfiton nga një “përgjumje” e italianëve për të çuar në rrjetë një top që përfundon pa dashur në këmbët e tij. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: