Skuadra e Bologna ka vazhduar të mahnisë me performancat e magjishme në këtë sezon të Serie A, teksa, mbrëmjen e kësa të premteje, në “Stadio Renato Dall’Ara” mundi me rezultatin minimal, 1 me 0, “shqiponjat” e Lazio, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit.
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga skocezi, Leëis Ferguson, i cili pas një pasimi fantastik të Zirkzee dërgon topin në rrejtën e Provedel, me një goditje perfekte në minutën e 46’ të pjesës së dytë të sfidës.
Falë këtij rezultati, Bologna ngjitet në vendin e 6 të renditjes me 18 pikë, po aq sa Napoli i vendit të 5-të e Atalanta e vendit të 4-t, ndërsa “shqiponjat” e Lazio mbesin në vendin e 8 të renditjes, teksa deri më tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 16 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: