Në mbrëmjen e djeshme Liverpool u mposht thellë nga Napoli në “Maradona” stadium me rezultatin 4-1.
Goli i dytë i shënuar nga Napoli, ka krijuar debate të shumta. Pas një aksioni të bukur nga Zielinski dhe Anguissa, mbrojtja e Liverpool nuk u përpoq fare ta ndalonte këtë aksion, ku më pas Anguissa e dërgoi topin në rrjetë.
Tifozët dhe dashamirësit e sportit filluan menjëherë të krijojnë debate në rrjetet sociale. Asnjë reagim nga mbrojtja e ekipi anglez, gjë e cila ka krijuar nervozizëm.
Disa komente ishin: “ Seriozisht?! Për çfarë paguhen këta?”
“Duket sikur e kanë lejuar vetë këtë humbje, turp për këta!”
“Duhet me patjetër të merren masa, kjo është shokuese, si mund ta lejojnë këtë gjë?”/ h.ll/abcnews.al
This is shocking. pic.twitter.com/gAgyk0XtKI
— Anfield Football (@AnfieldFootball) September 7, 2022