Kristi Qose zakonisht ka shënuar me penallti, por në ndeshjen e fundit që Karvina fitoi kundër Ceske Budejovice me rezultatin 3-0, realizoi golin e parë me një goditje nga jashtë zone.
Korçari, i cili po luan prej më shumë se një viti në Çeki, numëron 6 gola këtë sezon dhe me paraqitjen e fundjavës ka bërë një vend për vete në formacionin më të mirë të javës.
https://streamable.com/rfkc8n
Në Sllovaki zgjidhej shpesh mes yjeve të kampionatit dhe tani e bën edhe me fanellën e Karvina. Qose më parë është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, por kohët e fundit nuk është preferuar nga Reja. /abcnews.al