VIDEO/ Golden State ndalet pas pesë fitoreve radhazi, Dallas rikthehet te suksesi

schedule09:48 - 6 Nëntor, 2023

schedule 09:48 - 6 Nëntor, 2023

Golden State Warriors janë ndalur pas një serie prej pesë fitoreve radhazi në NBA.

Skuadra e Steve Kerr është mposhtur në transfertë nga Cleveland Cavaliers me 11 pikë diferencë 115:104, duke pësuar humbjen e dytë këtë edicion në NBA. Çereku i dytë ishte vendimtar në këtë duel ku Cavaliers e fituan me 13 pikë diferencë dhe u shkëputën në rezultat duke mbajtur atë deri në fund. Donovan Mitchell ishte fantastik për vendasit me 31 pikë, dy kërcime e shtatë asistime, derisa Garland shtoi 24 pikë të tjera.

Për Warriors nuk mjaftuan as 28 pikët e Stephen Curry që ta shmangin humbjen në këtë duel. Te fitorja është rikthyer Dallas Mavericks që ka triumfuar para fansave të vet me gjashtë pikë diferencë ndaj Charlotte Hornets 124-118.

Luka Doncic si gjithmonë ishte më efikasi për skuadrën nga Teksasi me 23 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime, ndërsa Kyrie Irving dhe Williams shtuan nga 18 pikë të tjera./h.ll/abcnews.al