VIDEO/ “Golazo” në Argjentinë, kapiteni 36-vjeçar dhuron spektakël

schedule13:14 - 6 Janar, 2021

schedule 13:14 - 6 Janar, 2021

Një eurogol është shënuar mëngjesin e sotëm në Argjentinë. Atletico Tucuman priti në shtëpi Colon Santa FE, sfidë e vlefshme për kupën Diego Maradona.

Sfida përfundoi me fitoren 0-2 të skuadrës udhëtuese, që realizoi dy herë në minutat e fundit, konkretisht në ’82 dhe ’90+4′.

Goli i parë, ai që zhbllokoi takimin, ishte thjesht i mrekullueshëm. Kapiteni i Colon, Luis Miguel Rodriguez shfaqi gjithë klasin e tij te goli i realizuar.

Driblime të njëpasnjëshme dhe parabolë fantastike, që la të shtanguar në vend portierin vendas. Goli i 36-vjeçarit i hapi rrugë fitores së Colon, që në shtesa shënoi edhe golin e qetësisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!