VIDEO/ Gola spektakolar të miqve, Parma trondit “violët” në “Artemio Franchi”

schedule21:23 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 21:23 - 6 Dhjetor, 2023

Pritej një fitore komode e “Violëve” të Fiorentina, mirëpo në “Artemio Franchi” ka ndodhur totalisht e kundërta, me miqtë e Parma-s, që kanë arritur të tundin 2 herë në 2 minuta rrjetën e vendasve, për të siguruar avantazhin e dyfishtë.

I pari, që gjeti rrugën e rrjetë ishte “fantazisti” spanjoll, Adrian Bernabe, i cili me një goditje fantastike në minutën e 21′-të dërgon topin në rrjetën e Christensen dhe vetëm 2 minuta më vonë “bomberi” francez, Ange-Yoan Bonny dërgon topin në portën e danezit, për të dyfishuar shifrat. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Adrian Bernabe, 1-0:

Goli i Ange-Yoan Bonny, 0-2: