Spektakël dhe gola në sfidën Arsenal-Leeds United. Të dy skuadrat njihen për futbollin e hapur dhe ofensiv që praktikojnë. Kështu ndodhi edhe sot, por në fund festuan djemtë e Mikel Artetës falë fitores 4-2, sukses që mungonte prej tre javësh në kampionat.
Hat-trick hero Aubameyang fires Arsenal to victory in an end-to-end encounter#ARSLEE pic.twitter.com/QquD1nFhir
— Premier League (@premierleague) February 14, 2021
Vendasit dominuan ekipin e Bielsas në pjesën e parë. Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy herë, teksa në minutën e fundit të fraksionit të parë pati festë edhe për Hector Bellerin.
Arsenali e nisi mirë edhe pjesën e dytë. Kapiteni Aubameyang shënoi golin e tretë personal (8 gola në Premier League këtë sezon për bomberin afrikan) dhe të katërtin për ekipin e tij.
Skuadra e Artetës e uli disi ritmin dhe miqtë ia dolën ta bënin humbjen disi më të pranueshme falë golave të Pascal Struijk dhe portugezit Helder Costa.
Arsenali renditet në vend të dhjetë me vetëm 34 pikë, ndërsa Leeds United pozicionohet një vend më poshtë me dy pikë më pak. /abcnews.al