VIDEO | Gol, traversë dhe e kuqe absurde: Ndeshja e Manajt zgjat 45 minuta

schedule12:55 - 2 Shkurt, 2020

schedule 12:55 - 2 Shkurt, 2020

Rey Manaj shënoi golin e parë me Barcelonën B, por ndeshja e sulmuesit lushnjar ka zgjatur vetëm një pjesë. Lojtari i kombëtares shqiptare është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e katërt shtesë të përballjes jashtë fushe me Prat.

Manaj ishte ndëshkuar me karton të verdhë më parë, teksa i dyti nuk ishte aspak i saktë. Protesta e lojtarëve vendas ka ndikuar në vendimin e arbitrit, që i ka treguar të verdhën e dytë sulmuesit të Barcelonës. 22-vjeçari goditi edhe traversën pak minuta pas golit të shënuar nga pika e penalltisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!