VIDEO | Gol shprese, Interi rihap sfidën

schedule19:26 - 9 Nëntor, 2019

schedule 19:26 - 9 Nëntor, 2019

Reagon Interi. Pushimi dhe ndonjë ulërimë e Conte do u kenë bërë mirë zikaltërve, të cilët kanë arritur të gjejnë golin e barazimit kundër Veronës. Matias Vecino gjen një tjetër gol pas atij në mesjavë kundër Dortmundit.

Krosim i bukur nga krahu i djathtë nga Lazaro dhe mesfushori uruguaian kërcen bukur me kokë dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 65-të. Interi do të tentojë deri në fund për të fituar ndeshjen, ndërsa Verona është kthyer mbrapa në mbrojtje të rezultatit. /abcnews.al