Golat e bukur në Poloni nuk mungojnë thuajse asnjë javë. Sot skenën e ka marrë Marcin Cebula, futbollisti i Rakow Czestochowa.
Ai ka befasuar skuadrën e Lech Poznan dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë me një gol fantastik, që e çoi ndeshjen në shifrat 3-1.
https://streamable.com/bdmevz
Cebula, i ndodhur brenda zonës së rreptësisë, pas një krosi vendosi të godasë me një lëvizje akrobatike dhe topi shkoi më pas drejt e në rrjetë. /abcnews.al