David Domgjoni dhe Florian Kamberi kanë qenë protagonistë sot, por vetëm sulmuesi i është gëzuar fitores së skuadrës së tij. Shtatlarti ka dhënë asist me fanellën e Aberdeen, në transfertë kundër Livingston.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shërbeu për Ryan Hedges në minutën e 74-të, duke i ccuar shifrat në 2-0. Në fund ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Aberdeen, pasi për Livingston shënoi Emmanuel-Thomas.
https://streamable.com/qnjdp9
Për t’u rikthyer te Domgjoni, qendërmbrojtësi zhbllokoi sot ndeshjen kundër Keçiorengucu, me një goditje me kokë që në fillim të takimit. Gjithsesi Menemenspor nuk rezistoi dot, pasi më pas pësoi 4 gola dhe u mposht. /abcnews.al