Duket se gjithçka po shkon drejt një fitoreje tjetër, me “Zikaltërit” e Inter, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, në sfidën e pasdites së kësaj të shtune ndaj “Emiljanëve” të Bologna, të vlefshme për javën e 28-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Një krosim fantastik i qendërmbrojtësit, Alessandro Bastoni kapet bukur me kokë nga “shtatlarti” gjerman, Yann Bisseck, i cili me një goditje potente me kokë ka “zhytur” topin në rrjetën e Skorupski. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al