Osvaldo Rodriguez luan si mesfushor, është kapiteni i Santos DG dhe mëngjesin e sotëm ka realizuar dy gola në fitoren 5-1 që skuadra nga Kosta Rika arriti në shtëpi kundër Hankook në CONCACAF League. I dyti ishte fantastik.
Ishte minuta e 38-të kur mesfushori 30-vjeçar dhuroi një goditje nga mesi i fushës. Rodriguez, i cili kishte shënuar minuta më parë golin e parë personal, tundi rrjetën falë një gjuajtje të saktë nga larg.
https://streamable.com/mlz7gz
Portieri kundërshtar kishte dalë nga porta dhe kapiteni i Santos (18 ndeshje me kombëtaren e Kosta Rikës) shfrytëzoi këtë situatë, duke realizuar një gol shumë të bukur. /abcnews.al


