Vetëm tre minuta lojë dhe Interi ka kaluar në avantazh në Sao Paolo kundër Napolit. Ishte Christian Eriksen, fantazisti danez, ai që shënon direkt nga një goditje këndi.
Një mosmarrëveshje e një prej mbrojtësve napolitanë dhe portierit Ospina i kushtoi rëndë ekipit vendas, pasi topi i harkuar nga Eriksen kalon vijën fatale dhe gjen rrjetën.
Ky gol, barazoi rezultatin e përgjithshëm në 1-1 dhe Interi e gjeti shumë shpejt golin që i duhej. Betejë e ashpër për biletën e dytë të finales së Kupës së Italisë./abcnews.al
Coppa Italia, gjysmëfinale
Napoli – Inter 0-1 (1-0)
Eriksen 3’