Ka ndodhur edhe në Superiore, rreth 10 vite më parë, të shënohej një gol nga porta në portë. “Gardiani” i Tërbunit, Klajdi Kuka, i ndihmuar nga era shtangu skuadrën e Kukësit.
Tani ndodh në një duel moshash në fushën e Shënkollit. E pëson një skuadër e traditës, Vllaznia e 19-vjeccarëve.
Portieri Sinan Dani gjuajti fort nga porta e tij dhe homologu i tij në kampion shkodran nuk i bëri mirë llogaritë me topin e përplasur në tokë dhe më pas iu desh ta nxirrte nga rrjeta. / abcnews.al