Gola nga më të ndryshmit shënohen çdo ditë në përballjet që luhen anembanë botës. Së fundmi vëmendjen e ka tërhequr një i realizuar në Rumani.
Bëhet fjalë për një gol nga porta në portë, i shënuar nga portieri i FCSB II në ndeshjen kundër Voluntari II, sfidë kjo e ligës së tretë.
Udrea në fakt doli të largonte një top për shkak se një nga rivalët po bënte presing, ndërkohë që gjuajtja ka qenë shumë e fortë dhe e ka gjetur të papërgatitur portierin e Voluntari II. /abcnews.al