Italia nuk është një skuadër normale dhe këtë po e tregon edhet sonte ndaj Zvicrës. Kombëtarja e kaltër ka gjetur golin e parë në minutën e 26-të.
Autor i golit është Manuel Loçatelli. Mesfushori finalizoi me sukses një aksion shumë të bukur të të kaltërve, duke devijuar në rrjetë pasimin e bukur të Berardit nga e djathta, duke shënuar një gol “Made in Sassuolo”.
Një gol me shumë peshë për Italinë, që erdhi pak minuta pasi Giorgio Chiellinit iu anulua një tjetër rrjetë nga VAR për prekje me dorë. /abcnews.al
https://twitter.com/EuroCopa7/status/1405246438016274438