VIDEO/ Gol i rrallë në Iran, tund rrjetën nga rivënia anësore!

schedule19:35 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 19:35 - 7 Dhjetor, 2020

Një gol i çuditshëm dhe krejt i rrallë është shënuar në Iran. Sot u luajt takimi Gol Gohar-Paykan, sfidë për llogari të javës së pestë në PGPL (Persian Gulf Pro League).

Miqtë realizuan dy gola të shpejtë në 7 minutat e para dhe ia dolën të marrin tre pikët pas triumfit 1-2 jashtë fushe përballë ekipit kryesues.

Ishte minuta e shtatë, Paykan po kryesonte 0-1 dhe dyfishoi falë një goli nga… rivënia anësore. Kros perfekt me dorë i një lojtari të skuadrës mike dhe topi në rrjetë!

Portieri i Gol Gohar ia doli ta prekte topin, por nuk e evitoi dot golin. Ekzekutim fantastik i futbollistit mik, i cili realizoi një gol pothuajse të pabesueshëm. /abcnews.al