VIDEO/ Gol i rëndë i Arlind Ajetit: Mos u habisni, kam qenë sulmues i vogël!

schedule21:39 - 1 Maj, 2021

schedule 21:39 - 1 Maj, 2021

Arlind Ajeti ka shënuar një gol me vlerën e tre pikëve sot kundër Pordenone dhe tani Reggiana shpreson ende te mbijetesa në Serie B. Mbrojtësi i kombëtares shqiptar ka realizuar golin e dytë në kampionat këtë sezon dhe pas ndeshjes tregoi se i pëlqen shpesh të dalë në sulm për të gjetur rrugën e rrjetës.

https://streamable.com/69ksnb

“Sot morëm një fitore të rëndësishme, pas dy javëve të fundit që kishim bërë një punë të mirë. Sot ishim të karikuar dhe arritëm të merrnim këto tre pikë. Jam mbrojtës, por i vogël luaja gjithmonë në sulm. Nuk e fsheh që më pëlqen të dal përpara herë pas here. Detyra kryesore është të mbroj, por kur sulmoj zonën e kundërshtarit e bëj sepse kam shumë dëshirë të shënoj.

Kjo skuadër ka treguar që është akoma gjallë, nuk dorëzohet. Jemi akoma në garë për mbijetesën dhe mund t’ia dalim. Kjo fitore erdhi prej punës së madhe që kishim bërë. Tani duhet të besojmë deri në fund. Jemi ekip që nuk dorëzohemi dhe japim gjithçka deri në minutën e fundit.

E ndjejmë mungesën e tifozëve, nuk është kurrë e bukur të luash pa ta. Sot pamë shumë prej tyre jashët stadiumit dhe ishte emocion i madh. Na motivuan”, është shprehur për DAZN Ajeti, i cili në të shkuarën në Itali ka qenë edhe pjesë e Torino, Frosinone e Crotone. /abcnews.al