Ajo që ka ndodhur në Kroaci, është e pabesueshme. Në sfidën mes Hajduk Splitit dhe Slaven Belupos, është shënuar një gol sa i rrallë, aq dhe i pabesueshëm. Kur dukej se miqtë barazuan në minutën e 74-ët, vendasit nisen në kundërsulm dhe me portën e boshatisur, shënojnë për të çuar shifrat në 2-0.
Pas disa momenteve kaosi, lojtarët e Slaven Belupos nuk i besojnë syve, pasi topi i goditur prej tyre nuk kishte tundur rrjetën, por rrëzimi i portierit.
Video më poshtë tregon gjithçka nga ky episod shumë i rrallë, që vështirë se mund të përsëritet më në fushat e blerta./abcnews.al