Ishte sfidë e barabartë, por cilësia e Marcus Rashford vendosi gjithçka. Manchester United dhe Wolves zhvilluan një ndeshje të ekuilibruar dhe ishte e vështirë të gjenin rrjetën, derisa ndeshja u vendos nga një gol në limitet e kohës.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe të dyja skuadrat provuan të gjejnë portat e njëra-tjetrës, pa ia arritur qëllimit. Në pjesën e dytë United e qarkulloi më shumë topin, por Wolves e provoi më shumë portën.
Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do mbyllej në barazim pa gola, United gjeti një gol të artë me Marcus Rashford, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Djajtë e Kuq numërojnë 30 pikë dhe renditen në vendin e dytë, 2 pikë më pak se Liverpool. /abcnews.al
Premier League, Java 16
Manchester United-Wolves 1-0
Shënues: Rashford 90+3’